IHMK
Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për nesër në Kosovë parashikon të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditës.