Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

Fusha të presionit të rritur do të dominojnë mbi rajonin tonë edhe ditën e mërkurë, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Ndërkohë, një ciklon që po kalon nga Mesdheu jugor pritet të sjellë vranësira kohë pas kohe ditën e mërkurë, e ditën enjte vranësirat do të shtohen, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Sipas PW, fillimisht parashikimet shfaqnin mundësi më të mëdha për reshje lokale pasditen e së enjtes dhe të premten, mirëpo sipas prognozave të fundit mundësitë janë më të vogla për të pasur reshje. Fronti i ftohtë do të kaloj gjatë ditës së premte duke zbritur temperaturat përreth vlerave mesatare, derisa reshje të dobëta shiu parashihen orëve të pasdites.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot më i freskët, pa të reshura dhe vranësira të pjesshme, paralajmëron PW.

Parashikimi për 16 dhe 17 shtator:

16.9.2020 – Shumë ngrohtë, pjesërisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e në vise malore 10 deri 22C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja dhe verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 6.

17.09.2020 – Shumë ngrohtë. Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 14C deri 29C, e në vise malore 11C deri 21C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja dhe verilindja 1-7m/s. Indeksi UV: 5.