PW

Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

Kalimi i frontit të ftohtë mbi rajon gjatë ditës së sotme, në pjesët veriore të vendit orëve të pasdites solli edhe reshje lokale shiu me bubullimë.

Nesër mbi vend do të depërtojnë fusha të presionit më të rritur nga Evropa Qendrore, të cilat kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët, ndërsa nga veriu i kontinentit afrikan do të fillojë të shtrihet i nxehti afrikan, që nga dita e enjte pritet të rrisë temperaturat maksimale përreth, e ditën e premte edhe mbi 30C, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga dita e enjte gradualisht do të depërtojnë edhe përqendrime më të larta të pluhurit saharian, të cilat ditën e premte dhe të shtunë do të jenë më të rritura, e kohë pas kohe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 13-14 maj:

13.05.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 28C, e në vise malore 6C deri 20C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe jugperëndimi 3-11m/s. Indeksi UV: 9.

14.05.2020 – Nxehtë me më shumë vranësira. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e vise malore 10C deri 23C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi 4-15m/s, me hove deri në 17m/s. Indeksi UV: 7.