Si do të jetë moti në Kosovë në dy ditët e para të muajit maj?

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s.