Si do të jetë moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme

Vala e të nxehtit nga Afrika veriore që po shtrihet mbi rajonin tonë, do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me diell edhe gjatë ditëve në vijim.

Nga fundjava priten zhvillime të vranësirave lokale, mirëpo do të vazhdojë të mbetet mot i nxehtë dhe me temperatura maksimale mbi 30C, kështu bën të ditur Prishtina Weather.

21.08.2019 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 8.
22.08.2019 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV: 8.

loading…