Si do të jetë moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme?

6.04.2020 – Pas kthjellimeve ditën e sotme, mbi vendin tonë tashmë kanë filluar të shtrihen zona anticiklonike, të cilat edhe ditëve në vijim do të favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell. Ndërkohë nga Mesdheu gradualisht do të depërtojnë masa të ngrohta ajrore, që do të vazhdojnë të rrisin temperaturat, sidomos në pjesën e dytë të javës, kur pritet të rriten edhe mbi 20C.
Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell pritet të mbretërojë deri në fundjavë. Në fundjavë do të ketë vransira kalimtare, mirëpo pa të reshura.

7.04.2020 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica të lehta. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 17C, e në vise malore -4C deri 8C. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 6.

8.04.2020 – Kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 18C, e vise malore -3C deri 9C. Erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 7.