Si do të funksionojnë shkollat, universitetet, konviktet e menza e studentëve pas vendimit të ri të Qeverisë?

Masat e reja që sot pritet t’i prezantojë Qeveria e Hotit, prekin edhe procesin mësimor në vend.

Në këtë vendim që ka siguruar ekskluzivisht IndeksOnline, bëhet e ditur se procesi arsimor në institucionet parauniversitare, organizohet sipas planprogramit të institucioneve përkatëse.

Njësoj edhe këtë herë përveç provimeve, ligjëratat do të zhvillohen në formën online, ndërsa provimet dhe puna praktike e laboratorike organizohen në vijë me rekomandimet e IKSHPK-së.

Nga ana tjetër në këtë vendim që pritet të bëhet publik në orën 15:00 në një konferencë të thirrur nga kryeministri Hoti, bëhet e ditur se veprimtaria e çerdheve publike dhe atyre private, do të vazhdojë sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, ndërsa fëmijëve do t’u bëhet matja e temperaturës i edhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

Po ashtu mensat e studentëve dhe konviktet do të vazhdojnë të funksionojnë, duke respektuar rekomandimet e insitucioneve përkatëse për Covidin-19.

Ndërkaq njoftohet se asnjë aktivitet jashtëmësimor, si ekskursionet, shëtitjet në grup dhe organizmet e tjera vazhdojnë të mbesin të ndaluara.