Si dështoi projekti i Rusisë për gazifikimin e vendit, miliona banorë jetojnë pa ngrohje

Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror. Ajo përbën një të pestën e të gjithë prodhimit botëror, por ky gaz nuk është i disponueshëm për banorët e mijëra qyteteve dhe fshatrave ruse. Gazeta ruse “Novaya Gazeta”, ka kryer një hulumtim se si ngrohen rusët dhe si gazi nuk është shtrirë nëpër shumë fshatra.

San Sanych është e sëmurë dhe nuk ngrihet nga karroca. Shtëpia ka nevojë për ngrohje të vazhdueshme, por këta të moshuar ngrohen me bombola gazi që i mbushin në stacione gazi të vendosura nëpër qytete. Një bombol gazi kushton 1100 rubla dhe është e mjaftueshme vetëm për tre ditë; më shumë se 10 mijë rubla janë shpenzuar për ngrohje në muaj. Pensioni i tyre është 16 mijë rubla. Për të mbuluar këto shpenzime, nuk iu mjaftojmë të hollat që i marrin nga pensioni dhe detyrohen të ngrohen edhe me dru. Pensionisti Aleksander Kirilenko për t’i mbushur bombolat e gazit duhet të pritur në radhë të gjata.

“U ngrita në tre të mëngjesit, shkova atje, u ula në makinë dhe dëgjova muzikë deri në orën 9 të mëngjesit. Një bombol në ditë më jepej”, thotë ai.

Por, që nga viti 2005, një program rus për gazifikimin e vendit ka dështuar. Gazifikimi i plotë i Rusisë ishte planifikuar për 10 vjet. Nga 2011 në 2018, rritja e gazifikimit të rajoneve ruse arriti në vetëm 5%, duke u shpallur projekt i dështuar në tërësi. Datat për “gazifikimin përfundimtar” të Rusisë janë shtyrë shumë herë.

Autoritetet po kërkonin burime të madhështisë kombëtare në politikën e jashtme ruse, ndërsa Gazprom ishte i angazhuar në megrojektet e infrastrukturës dhe luftën për tregun evropian të gazit. Por vendi po vazhdon të ballafaqohet me mungesë gazi. 14 vjet pas fillimit të programit të gazifikimit, mars 2020, përfaqësuesi i bordit menaxhues të Gazpromit, Alexei Miller, në raportin e tij drejtuar presidentit rus, përsëri premtoi të përfundojë gazifikimin e vendit brenda dhjetë vjetësh, domethënë, rreth vitit 2030.

“Më besoni, nuk do të ketë kurrë 100% [gazifikim], sepse në disa rajone nuk do të kemi infrastrukturë të transportit të gazit”, kishte deklaruar Ministri i Energjisë, Alexander Novak, në vitin 2017. A është kjo një justifikim bindës? Dështimi i programit të gazifikimit nuk mund të shpjegohet vetëm nga kushtet e vështira gjeografike.

Vitin e kaluar, shkalla e rritjes së furnizimit me gaz qendror ishte vetëm 0.5%. Ky është një rezultat në nivelin e gabimit statistikor, dhe jo një shenjë e përparimit të ardhshëm që Miller i njoftoi presidentit. Mos gazifikimi i shumë vendeve në Rusi lë miliona banorë pa ngrohje.

Gazprom pretendon se kjo do të arrihet më 2030, por është vështir e realizueshme, kur merret për bazë gjatësia e tubave që duhet të shtrihen. Deri atëherë, banorët rus të vendeve më të thella duhet të vazhdojnë ngrohjen me bombola dhe dru, për mbijetesë.