Si deshi ta shpëtonte koalicionin me Vetëvendosjen? Flet Anton Quni

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, në emisionin Frontal, ka treguar për qëllimin e tij që ta shpëtonte Qeverinë Kurti në ditën e rrëzimit të saj. Quni i LDK’së thotë se donte ta shpëtonte koalicionin dhe të luftonin krimin e korrupsionin, ashtu sic i kishin premtuar votuesve.

“Si duhet gjërat kishin shkuar shumë larg. Kishin shkuar aq larg sa të gjitha ato debate nuk ishin të karakterit se si të bëhet zgjidhja, por kush të lihet fajtor”, ka thënë Quni.

Unë u nisa nga ajo që kur është bërë koalicioni LDK-VV, kam qenë prej atyre që ka punuar shumë për t’u arritur ai koalicion. Gjithmonë me bindjen që kur bashkohet LDK e VV mund të luftojnë korrupsionin” , ka shtuar ai.

Ministri thotë se nuk ishte i autorizuar nga partia që të provonte negociatat me VV’në, por tregon se deshi ta përdorte autoritetin e tij.  

“Unë e përdora autoritetin tim privat, jo që isha i autorizuar. I bëra thirrja z. Kurti ta rishikojë vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe cështjen që të rishikonte mbi thirrjet e SHBA’së në lidhje me taksën”.

Quni ka folur edhe për gjendjen në Qeverinë ku ai është ministër pas rrëzimit të saj dhe pas acarimit të raporteve mes LDK’se dhe VV’së.

“Të gjithë ministrat që kemi marrë përgjegjësitë nga LDK’ja, jemi në një situatë që është e padefinuar dhe është bukur e sikletshme sepse jemi llogaridhënës ndaj autoriteteve të LDK’së që na kanë deleguar, por edhe ndaj Qeverisë”

“Është një cështje që mua ma jep një lehtësi. Unë jam në krye të një institucioni që ëshë në nivelin e dytë të gatishmërisë. Gjendem në krye të një institucioni që duhet të funksionojë pa marrë parasysh se cka ndodjë në politikë. Është një dakordim edhe me komandantin se ne nuk duhet të lejojmë se cka po ndodhë në skenën politike nuk mund të ketë ndikim në funksionim të njësive”

“Unë duhet t’i përdor të gjitha mekanizmat që eprorët, ushtarakët t’i mbrojë nga ndikimet e jashtme”