S’i dëgjoi urdhërat e policisë për të mbyll lokalin, arrestohet mitrovicasi

Në orët e mesnatës së datës 20 qershor 2019, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘pengim të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kishin urdhëruar pronarin e një lokali që të ndalë muzikën dhe të mbyllë lokalin, me ç’ rast i dyshuari përveç mospërfilljes së urdhrave të ligjshëm kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave zyrtare .

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit A. J., 49 vjeçar, i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.