Si asnjë këngë tjetër shqiptare, “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking kalon 30 milionë klikime për një javë

Të premten e datës 20 prill, këngëtarja Dhurata Dora solli bashkëpunimin e saj me një emër të njohur jashtë trojeve shqipfolëse, reperin Soolking.

“Zemër” titullohet kënga e dyshes, e cila erdhi e gërshetuar në dy gjuhë: atë shqipe dhe frënge.

Kënga u mirëprit nga publiku, dhe me të publikuar morri hovin e miliona klikimeve në kanalin YouTube.

Audienca e këtij bashkëpunimi ka qenë jo vetëm shqiptare, por edhe gjermane, frënge dhe në përgjithësi evropiane.

Lexo po ashtu:
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
“Zemër” ka qëndruar në pozitën e parë në top trendet e listuara nga YouTube në shtetet si: Gjermania, Belgjika dhe Algjeria.

Duke grumbulluar mbi 30 milionë klikime për një javë, “Zemër” arrin të thyejë rekordin që asnjë këngë tjetër shqiptare s’e përmban deri tash – atë të posedimit të një shifre të tillë klikimesh në kaq pak kohë.