Shyhrete Behluli e pikëlluar për humbjen e Adem Mikullovcit: Vepra jote nuk do të harrohet kurrë

Shyhrete Behluli ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Adem Mikullovcit.

Shyhrete Behluli është vetëm një prej shumë artistëve, që gjatë ditës së sotme shkruan fjalë të mëdha, për të ndjerin Adem Mikullovci.

Aktori ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme, ndërsa para pak minutash është varrosur në varrezat e qytetit në Dragodan.

Këngëtarja Shyhrete Behluli, përmes një postimi në Instagram, e quajti Ademin artist të madh, ndërsa tha se vepra e tij nuk do të harrohet kurrë.

“Vepra jote nuk do te harrohet kurr, u prehsh ne paqe artist i madh, do te na mungosh!” , ka shkruar ajo.