Shumica e vendeve të BE-së kundër tarifës së rrjetit për Big Tech

Një shumicë e vendeve të BE-së kanë refuzuar shtytjen e operatorëve kryesorë evropian në detyrimin e kompanive të mëdha të teknologjisë si Google, për të ndihmuar financimin e përhapjes së 5G dhe brezit të gjerë në rajon, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

Në një takim të së enjtes me Thiery Breton, shefin e industrisë së BE-së, në Luksemburg, ministrat e telekomunikacionit nga 18 vende ose hodhën poshtë tarifën e propozuar të tarifës së rrjetit për firmat e teknologjisë, ose kërkuan një studim mbi nevojën dhe ndikimin e një mase të tillë, shtuan burimet e Reuters.

Kjo i bëri jehonë komenteve të bëra muajin e kaluar nga BEREC, grupi i rregullatorëve të telekomunikacionit të BE-së. Deutsche Telekom, Orange, Telefonica dhe Telecom Italia duan që firmat e “Big Tech” të mbështesin një pjesë të kostove të rrjetit me arsyetimin se të dhënat dhe përmbajtja e tyre përbëjnë një pjesë të madhe të trafikut të rrjetit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Ata kanë gjetur një “vesh të hapur” te shefi i industrisë së Komisionit Evropian, Breton, një ish-drejtor ekzekutiv i France Telecom dhe firmës franceze të konsulencës IT, Atos.

Megjithatë, Google, Apple, Facebook, Netflix, Amazon dhe Microsoft kanë hedhur poshtë idenë e një takse, duke thënë se ata veçse investojnë në ekosistemin dixhital.

Ministrat evropianë të telekomunikacionit përmendën mungesën e një analize mbi efektet e një tarife për rrjetin, mungesën e një investimi dhe rrezikun që “Big Tech” t’ua kalojë koston shtesë konsumatorëve, deklaruan tutje burimet.