Fëmijët

Shumica e fëmijëve nuk i dinë profesionet që i kanë pasur gjyshërit

Fëmijët nuk kanë ndonjë njohuri dhe nuk janë të interesuar në atë se çfarë kanë bërë gjyshërit e tyre për të mbijetuar, ose cila ka qenë karriera e tyre para se të pensionoheshin.

Anketimi me 1,000 të rinj të moshave prej 5 deri në 18 vjet ka zbuluar se më shumë se gjysma e tyre (59 për qind) asnjëherë nuk kishin biseduar me gjyshërit për arritjet e tyre më të bujshme me arsyetimin se thjesht asnjëherë nuk kishin menduar ta bënin këtë pyetje.

Më shumë se 39 për qind kishin pranuar se nuk e kishin ditur në qoftë se gjyshërit e tyre kishin pasur ndonjë aftësi apo talent të veçantë.

Përderisa studimet tregojnë se nipërit e mbesat i vizitojnë rregullisht gjyshërit, vetëm 9 për qind arrijnë t’i vizitojnë çdo ditë, 60 për qind i shohin një herë në javë, ndërsa 37 për qind flasin me ta një herë në javë.

Më pak se një në çdo pesë të anketuar kishin pranuar se gjyshi apo gjyshja e tyre u kishte shërbyer si inspirues – 43 për qind e fëmijëve të anketuar në Yorkshire kryesisht për inspirim e kishin pasur nënën.

Kryerësit e këtij studimi kanë treguar se ndonëse fëmijët kanë mjaft dashuri për gjyshërit, ata duhet të inkurajohen që të bisedojnë më shumë me ta dhe t’u bëjnë më shumë pyetje për të kaluarën.

loading…