Shumica absolute e VV-së në Prizren sabotoi zgjedhjet, veç 1/4 doli për të votuar

Shumica absolute e VV-së në Prizren duket t’i ketë sabotuar zgjedhjet e brendshme.

Gjithnjë sipas aktivistit Përzhella, vetëm 1/4 e anëtarësisë kanë dalë për të votuar.

Tutje, ai tha se 75%-shi që nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, e ka bërë për shkak të kundërshtive ndaj punës së kryetarit të degës.

Veç kësaj, aktivisti u bëri thirrje autoriteteve qendrore të VV-së në Prishtinë që ta lexojnë mirë këtë mesazh.