Gjilani

Shumë simbolike e buxhetit për investime kapitale në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka të miratuar buxhetin për vitin 2019 dhe mjetet buxhetore në vlerë prej 5 milionë eurove janë paraparë të shpenzohen për investime kapitale.

Buxheti total i komunës është 25 milionë e 508 mijë euro, teksa mbi 60 për qind e buxhetit të alokuar do të shpenzohet për paga dhe mëditje, 14 për qind për mallra dhe shërbime, kurse afër 20 për qind e buxhetit do të shpenzohet për investime kapitale. Pjesa tjetër më e vogël e buxhetit është destinuar për afro 3 për qind për shpenzimet komunale dhe 2.5 për qind për subvencione.

Në bazë të tabelës buxhetore tek kategoria për investime kapitale për vitin e ardhshëm qeverisja komunale ka planifikuar që për asfaltimin e rrugëve në qytet e fshatra të shpenzojë 410 mijë euro.

Për sanimin e rrugëve dhe trotuareve janë planifikuar të shpenzohen 350 mijë euro kurse për rregullimin dhe hapjen e rrugëve të rendit të tretë janë planifikuar 50 mijë euro. Për rregullim të infrastrukturës nëntokësore planifikohen të shpenzohen 300 mijë euro. Kurse për sanimin e ndriçimit publik janë planifikuar të shpenzohen vetëm 50 mije euro.