Shumë shtete e kanë pezulluar, Boris Johnson: Do të vaksinohem me AstraZeneca

Kryeministri britanik Boris Johnson është njoftuar për të bërë vaksinën ndaj koronavirusit. Johnosn ka bërë me dije se do të marrë dozën e parë nga AstraZeneca.

“Ndoshta më e mira që mund të them në lidhje me programin e vaksinave të Universitetit të Oksfordit – AstraZeneca është se më në fund u informova se do të merrja dozën time shumë shpejt ,” tha Johnson.

“Unë patjetër do të vaksinohem me vaksinën e Universitetit të Oksfordit-AstraZeneca,” shtoi ai.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur shqetësimet mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca janë rritur dhe shumë shtete evropiane kanë pezulluar përkohësisht administrimin e saj, për shkak të rasteve të trombozës tek individët e vaksinuar.