Korporata amerikane për financim ndërkombëtar e njohur si DFC, së shpejti do të bëhet me zyrë të saj në Prishtinë; kjo derisa pas marrëveshjes për normalizim ekonomik Kosovë-Serbi më 4 shtator, DFC-ja pati hapur selinë e saj qendrore në Beograd të Serbisë.

Për vendosjen në kryeqytetin e Kosovës të korporatës amerikane që është institucion qeveritar, ka folur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

”Tani duhet të bëhet marrëveshje të brendshme mes Qeverisë së Kosovës dhe DFC, dhe ata do të jenë me zyrë në Prishtinë”, thotë ai.

Pos kësaj, Abrashi , ka treguar se kanë mar sinjale siguruese nga amerikanët se përkundër ndryshimit të Administratës në Washington nga republikanët te demokratët nuk do të ketë ndryshime politikash , karshi ujdisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ministri i Infrastrukturës, ka treguar se tashmë është zyrtarizuar kërkesA në Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për financimin e pjesës kosovare të autoudhës Prishtinë-Nish e quajtur si ”Autostrada e Paqes”.

Sipas, Abrashit bëhet fjalë për segmentin nga Besia në Merdare e ku DFC-ja është e përfshirë, kjo duke ndihmuar në shtimin e granteve