Shumë reagime për rrënimin e “Abi Çarshisë” në Prizren nga qeverisja e Vetëvendosjes

Investitori i qendrës tregtare ‘Abi Çarshia’ ka reaguar ndaj rrënimit që sot Komuna e Prizrenit i ka bërë një pjese të objektit.

Sot gjatë ditës Drejtoria e Inspektoratit ka filluar rrënimin e një pjese për të cilën nuk ka leje ndërtimi.

“Abi Çarshia” është pronë e Irfan Fushës, ish- kandidat për deputet të PDK-së. Në anën tjetër, Komuna e Prizrenit po udhëhiqet nga Mytaher Haskuka që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë dhe deklarim publik avokati i Kompanisë “Abi Çarshia “ Engjëll Rexhepi ka thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra nga inspektorati i Ndërtimtarisë janë veprime të kundërligjshme.

Ndërsa për ndaljen e këtyre veprimeve të kundërligjshme i njëjti thotë se kanë kërkuar asistencë nga organet e rendit të cilat sipas tij kanë refuzuar që t’i asistojnë.

I njëjti tha se prona në të cilin është e ngritur “ Abi Çarshia” është pronë e Abi SH.P.K dhe jo pronë komunale, duke ofruar si dëshmi fletën poseduese.

Me datë 18 korrik, një ditë para rrënimit avokati i kompanisë tha se Abi SH.P.K pranë Komunës respektivisht Drejtorisë për Urbanizëm, ka bërë aplikim për legalizim të objektit” Abi Çarshia” .

Sipas tij Abi SH.P.K. të gjtha veprimet e Drejtorisë i konsideron të kundërligjshme dhe se Komuna e Prizrenit do t’i kompensojë të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar

Ai tha se rrënimi ka rrezikuar edhe jetën e njerëzve, sepse në Objektin e “ Abi Çarshia” nuk ka pasur ndërprerje të rrymës gjatë punimeve dhe nuk janë ndërmarr masat për mbrojtjen e perosnave që gjendeshin brenda qendrës tregtare.

I njëjti tha se tash do të paraqesin Kallëzim Penal jo vetëm ndaj Drejtori të Inspektoratit Islam Thapi por ndaj të gjithë personave që kanë asistuar në këto veprime gjatë rrënimit.

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren i cili sot ka shkuar të rrënojë një pjesë të qendrës tregtare është penguar.

Sipas drejtorit Islam Thaqi, kjo qendër tregtare përkundër vendimit të MMPH për tejkalim te lejes ka vazhduar punën.

Thaqi po ashtu shton se drejtori e Inspektoratit dy here ka njoftuar Policinë e Kosovës për asistim dhe mundësim të qasjes në objekt, por ata kanë refuzuar me arsyen e pamundësisë operative.

“Inspektorati ka urdhëruar palën që të aplikojë për legalizim, por ka ndodhë e kundërta dhe përkundër vendimit të ministrisë kanë vazhduar të punojnë. Ne si drejtori e Inspektoratit me ligj obligohemi që të vazhdojmë procedurat inspektuese dhe kjo ka sjellë me një vendim të ri të rrënimit. Të gjitha institucionet janë mobilizuar për këtë vendim dhe tani po presim policinë që të na mundësojnë qasjen. Policia është ftuar nga të dyja palët dhe tash po presim. Ne e kemi ftuar policinë të vijnë edhe para se të vijmë ne, por ata kanë refuzuar me arsyen se nuk kanë mundësi operative që të na mbështesin sot. Kërkesa i është bërë policisë me shkrim dhe me gojë, lënda tash është në krime ekonomike”, ka deklaruar Thaqi.

Për këtë rrënim ka reaguar edhe këngëtari i mirënjohur, Arian Agushi i njohur Gold AG.

Reagimi i tij i plot:

Jetojmë në një kohë ku shumica e popullit kërkon ta lëshon vendin për një jetë më të mirë në rrugët e botës.Lëre që nuk na ofron shteti vende të punës , fabria e shumçka tjetër, ai në këtë rast edhe rrënon objekte ku për shumkë është shpresë për një kafshatë goje.Për të mirën e vendit duhet të punojmë pa dallim partiak, pa inate personale, se tek e fundit pushteti kalon dhe ajo që mbetet është e mira ose e keqja.Rrënimi i një pjese të Abi Çarshisë është e pakuptimtë për mendimin tim, mos i vrisni shpresat e nevojtarëve se tek e fundit, koha është e pushtetarëve por ATDHEU I SHQIPTARËVE.

loading…