Shumë qytetarë braktisin shtetësinë e Kosovës (VIDEO)

Në muajin janar të këtij viti janë deponuar 378 kërkesa për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës.

Ndërsa, vitin e kaluar 5700 kosovarë kanë kërkuar të lirohen.

Numri në rritje i këtyre kërkesave u konfirmua edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Izmi Zeka, shkak për këto kërkesa janë kushtet që kanë disa shtete europiane që kanë për marrje të shtetësisë.