Shumë pak njerëz mund ta zgjidhin këtë detyrë pa kalkulator (+përgjigjja)

Situata aktuale me pandeminë, na ka lënë të mbyllur në shtëpi sidomos pas orës 19:00, kështu që shumica prej nesh po provojmë mënyra të ndryshme për ta kaluar kohën.

Sigurisht, shumë prej jush keni lexuar ndoshta edhe libra dhe keni shikuar shumë filma në Netflix, disa i kanë testuar aftësitë e tyre në kuzhinë, e disa të tjerë kanë zgjedhur të luajnë.

Kështu, ne në lajmi.net sonte kemi diçka më ndryshe për ju – një detyrë matematikore! E dimë se shumicës prej nesh nuk na ka pëlqyer kurrë matematika në shkollë dhe gjithmonë i kemi ikur, por më vonë e kemi kuptuar se ajo është fort e rëndësishme dhe aplikohet kudo në situatat e botës reale.

Matematika është shumë e mirë për tru, përmirëson aftësitë tona për të zgjidhur problemet, na ndihmon me financat dhe veçanërisht çdo njeri me karrierë e përdorë atë. Detyrat matematikore kombinojnë logjikën me matematikën për ta testuar aftësinë tuaj mendore.

Këto ushtrime janë shumë të mira, pasi do ta sfidojnë trurin tuaj dhe mendjen që të reagojnë më shpejtë. Kështu, mos të humbim më shumë kohë dhe provoni ta zgjidhni këtë detyrë pa e përdorur kalkulatorin.

Mos e harroni këtë rregull dhe mos bëni HILE! Nëse e zgjidhët ekuacionin, përgjigjen tuaj lëreni në koment tek Facebooku jonë.

Përgjigja e saktë është… 104! Nëse nuk e gjetët, mos u zhgënjeni, pasi nuk jeni i vetmi. Në fakt, shumë pak njerëz mund ta zgjidhin herën e parë!