Shumë marramendëse/Ja sa kushtojnë vetëm një palë këpucë të Nora Istrefit

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun i cili gjithmonë ka interes për jetën private e profesionale të saj.

Këngëtarja njihet edhe për stilin e spikatur të veshjes dhe imazhin e kuruar.

Ajo eshte shume aktive ne rrjetet e saj sociale e cila ndan me te gjithe ndjekesit e saj foto dhe video te ndryshme nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe private.

Së fundmi, ajo ka postuar një video e cila shihet e veshur me një kostum të bardhë të tejdukshme me xhaketë dhe pantallona të punuara me dantellë, teksa parakalon përpara derës së vilës së saj në Prishtinë duke mbajtur në duar çantën Chanel ne na mbetën sytë tek sandalet.

Nora ka veshur një palë sandale Christian Louboutin, që njihen për shollën e tyre të kuqe, dhe ka zgjedhur një ndër modelet më të fundit “Marie Edëina”. Të frymëzuara nga kërcimtaret e kabaresë sandalet Louboutin që Nora i ka zgjedhur në ngjyrën e bardhë janë me lidhje material sateni, me pjesë transparente përpara e rrip në mes të gishtave e me pendë struci në pjesën e lidhjes anësore, të cilat kushtojnë $1245.