Shumë marramendëse: Ish-kreu i AKK-së llogarit fitimet e tregtarëve nga manipulimet me çmime

Ish-kreu i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ua ka kalkuluar tregtarëve fitimet nga manipulimi me çmime.

Ai ka thënë me anë të një postimi në Facebook se fitimet për 2-3 ditë mund të shkojnë deri mbi 2 milionë.

Madje sipas tij, duke parë tërë këtë fitim të tyre, ata nuk e kanë fare problem edhe nëse dënohen me burg për vepër penale që lidhet me mashtrimin.

Postimi i plotë i Prestreshit:

1,000,000 shishe vaj, me cmim bleres 1.45 dhe qmim shites 3.5

Marzh fitimi bruto, 2.05milion.

Mi fitu 2.05 milion per 2-3 dite, qdo biznismen, nuk ta bo llaf me hi nburg per nja 2 vjet.

Por ktu duhet me bo shteti diqka tjeter. Ata e din veq Autoriteti i Konkurrences.