Shumë deputetë rusë kundër Putinit, i kërkojnë përmes një letre ndaljen e luftës

Më shumë se 100 deputetë komunalë nga qytete të ndryshme të Rusisë (Moska, Shën Petersburg, Veliky Novgorod, Samara, Ryazan, Yoshkar-Ola dhe të tjerë) nënshkruan një letër të hapur drejtuar qytetarëve të Federatës Ruse duke dënuar “operacionin special ushtarak në Ukrainë”.

“Ne, deputetët e zgjedhur nga populli, dënojmë pa rezerva sulmin e ushtrisë ruse ndaj Ukrainës”, thonë deputetët.

“Kjo është një mizori e pashembullt për të cilën s’ka dhe nuk mund të ketë justifikim”, thonë ata.

Deputetët besojnë se lufta me Ukrainën do të çojë në pasoja katastrofike: mijëra njerëz do të vdesin dhe plagosen, dhe Rusia do të izolohet dhe çmimet do të rriten.

Në fund të apelit, deputetët i bëjnë thirrje popullit rus që të mos marrin pjesë në agresion, të mos e miratojë atë dhe të mos të heshtin.

Letra e hapur, në veçanti, u nënshkrua nga deputetja e Dumës së qytetit të Veliky Novgorod, Anna Cherepanova, deputetët e Moskës, Elena Rusakova, Maxim Gongalsky, Andrey Morev, Elena Kotenochkina dhe Elena Filina dhe të tjerë. Presidenti rus Vladimir Putin rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën e Moskës njoftoi fillimin e një “operacioni special” në Ukrainë.

“Ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës”, tha ai. Deri më tani ende nuk dihet bilanci i viktimave në Ukrainë, por luftimet janë duke vazhduar. Mbarë bota demokratike ka dal kundër Rusisë, duke e quajtur veprimin e Putinit të çmendur. Nesër kanë paralajmëruar vendet e BE-së dhe SHBA për sanksione të ashpra. /Ballkani.info/