Shumë banorë të Tiranës strehohen në makina – frikë nga tërmetet

Tërmeti që goditi sonte Tiranën ka rizgjuar sërish panik te qytetarët.

Gazetarja e Top Channel raportoi live në Open për disa nga reagimet e qytetarëve pas tërmetit.

Disa prej tyre thanë se pikërisht kur menduan se gjendja u qetësua, tërmeti i fundit i shqetësoi sërish. Shumë prej tyre kanë vendosur të kalojnë natën nëpër makina.