Mbrëmë, kandidati për kryetar të komunës, Shukri Buja, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Herolind Kozhani, zhvilluan një vizitë miqësore në shtëpinë e Hasan Sopjanit nga Honrofci, ish i burgosur politik dhe personalitet i njohur për kontributin e tij të madh në çështjen kombëtare.
Buja shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme, duke theksuar se vlerat atdhetare dhe sakrificat e Sopjanit janë një shembull frymëzues për gjeneratat e reja. Vizita u vlerësua si një mesazh i qartë për rëndësinë e respektit ndaj kontributit historik të figurave të tilla dhe përbashkimin e energjive për të ardhmen e komunës.








