Në kuadër të shumë takimeve me qytetarë, kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka takuar sonte rininë e PDK-së në Bujan dhe Bregun e Zi.

“Takim mbresëlënës me rininë e PDK-së në Bujan dhe Bregun e Zi! Pjesëmarrja masive dhe përkrahja e plotë për kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Lipjanit është dëshmi se të rinjtë janë forca më e madhe e ndryshimit. Bashkë me këtë energji dhe besim, fitorja jonë është e sigurt!”, ka shkruar Buja.

Buja gjatë ditës ka pasur edhe takime tjera në kuadër të parafushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /Ballkani.info/