Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se sonte rinia e kësaj komune ka treguar mbështetje të jashtëzakonshme për PDK-në.

Në një tubim të organizuar me të rinjtë, Buja theksoi se mesazhi i tyre ishte i qartë: besim në PDK dhe në fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme.

“Si asnjëherë më parë, sonte, Lipjani rinor u ngrit fuqishëm! Rinia na dha mesazhin e qartë: besim në PDK, besim në fitore! Sepse ne punojmë për ta, ne ua bëjmë jetën më të mirë! Fitorja është e jona!”, ka deklaruar Buja.