Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar vizionin e tij për zhvillimin e komunës në një periudhë të ardhshme qeverisjeje.

Buja ka thënë se Lipjani do të ndryshojë përmes projekteve të reja infrastrukturore, si ndërtimi i nënkalimeve moderne, i një tregu të gjelbër bashkëkohor dhe i një stacioni të ri të autobusëve.

Ai gjithashtu ka përmendur investime në shkolla dhe çerdhe të reja, zgjerim të rrugëve, si dhe krijimin e hapësirave sportive për të rinjtë.

Sipas tij, këto projekte përfaqësojnë vizionin dhe premtimin e tij për një Lipjan më të zhvilluar nën qeverisjen e PDK-së.