Një takim i veçantë, i mbushur me emocione, biseda e kujtime për rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, por mbi të gjitha me një shpresë të fortë: që pritja e gjatë për bashkëluftëtarët tanë të marrë fund.
Shukri Buja, përmes një mesazhi prekës, ka rikthyer në vëmendje jo vetëm kujtimet e së kaluarës, por edhe pritjen për ditën kur shokët e tij do të kthehen sërish të lirë mes nesh.
“Edhe pak ditë… pas një pritjeje kaq të gjatë. Edhe pak durim… pas kaq shumë vitesh. E mbi të gjitha, edhe pak shpresë se shumë shpejt do t’ju kemi përsëri pranë, bashkëluftëtarë”, shkruan Buja duke i bashkangjitur fotografinë me Azem Sylën, Ramë Bujën, Adem Grabovcin dhe Gani Kocin.
Mesazhi i tij është i qartë dhe emocional: “Le të jetë kjo pritja e fundit.”
Pas vitesh pritjeje, shpresa mbetet e gjallë për një ditë që do të kthehet në festë për të gjithë ata që nuk i harruan kurrë.
“Liria vonon, por shpresa nuk vdes! Bashkëluftëtarë, ju presim të lirë mes nesh!”







