Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, komandant i njohur i luftës, mbrëmë ka festuar ditëlindjen e tij të 59-të.
Në një atmosferë festive dhe më shumë mysafirë, Buja ka pranuar edhe një dhuratë të veçantë, atë kur mbante veshur uniformen e UÇK-së.

“Mbrëmjen e kalova në një atmosferë të ngrohtë e festive, me strukturat e PDK-së, duke shënuar ditëlindjen time. Faleminderit nga zemra për mbështetjen, besimin dhe urimet e sinqerta. Përkrahja juaj është forca ime për të vazhduar me vendosmëri. Kjo ditëlindje për mua nuk është vetëm festë personale, por edhe një fillim i ri për Lipjanin, një rrugëtim i përbashkët drejt fitores dhe zhvillimit që e meritojnë qytetarët tanë”, ka shkruar Buja.
Postimi i plotë:







