Shufra hekuri, hanxharë e thika/ Dalin pamjet e rrahjes masive në mes të ditës në Manchester

Një grup i të rinjve janë rrahur brutalisht në Britani të Madhe, pamjet e së cilës janë shpërndarë gjithandej në rrjet.

Të rinjtë shihen teksa rrahën me shufra hekuri e thika, transmeton Daily Mail.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Manchester, ku Policia atje ka njoftuar për të paktën 10 persona që ishin përfshirë në rrahje, në një zonë ku vetëm 500 metra më larg gjendet burgu i sigurisë së lartë.

Nga kjo rrahje masive, sipas mediave britanike gjashtë persona kanë përfunduar në spital me lëndime trupore, ndërsa ende s’ka të arrestuar.