Shtyrja e zgjedhjeve në veri, Klinaku: Opozita i ka fajet që nuk e dërgon këtë çështje në Kushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-, Faton Klinaku, ka kritikuar institucionet për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se opozita duhet të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese këtë çështje.

“Kosovën Lindore e keni harruar e po e harroni për ta zgjidhur si problem, duke mos e futur në tryezë të bisedimeve, sepse jeni thirrë e po thirreni në mbrojtje të sovranitetit, integritetit e kushtetushmërisë së Kosovës. Hajde tash meqë jeni thirrë e po thirreni në ndryshimin duke thënë se po vjen era shtet, mbani zgjedhjet në veri e mos i shtyni. Opozita i ka fajet që nuk e dërgon këtë çështje në gjykatën kushtetuese për shkeljet e kushtetutës që i bëni”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë: