Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42’të. Në këtë ditë të veçantë për të, një urim special ka bërë bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, derisa ka publikuar një foto ku shihet Osmani me vajzat duke fryrë qirinjtë e tortës së ditëlindjes dhe ky mbrapa tyre, raporton Express.
“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë! ”, ka shkruar Sadriu.







