Buxheti

Shtyhet votimi i buxhetit

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të votohet në javën e tretë të janarit.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Sipas tij nënë seancën e cila do të mbahet në javën e trete të janarit do të jenë prezent të gjithë deputetët.

Ndryshe, gjatë kës mbledhje Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për policin e vrarë dje në Istog, Izet Demaj.

Poashtu u vendos, që t’i largojmë barrierat e vendosura në pikën kufitare me Shqipërinë.

“Nga 1 janari i vitit 2019, do të ketë një ndalje – dy kontrolla. Kam kërkuar nga organet kompetente që të nisin të gjitha procedurat për ta konkretizuar vendimin e sotëm në kohë”, tha Haradinaj.