Kuvendi e ka shtyrë për të premten vazhdimin e seancës konstituive, pas mosdakordimit për të votuar për nënkryetarët.

Pas kthimit nga pauza, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u përplas me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, duke i kërkuar ta tërheqë fjalimin e propozimit paraprak për nënkryetar.

Pas kësaj, Haxhiu tha se nuk ka dakordim për mënyrën e votimit për nënkryetarë të Kuvendit dhe si rrjedhojë “duhet dakordim”.