Shtyhet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Është shtyrë seanca për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor, në orën 13:00.

Raportohet se arsyeja e shtyrjes së seancës është evitimi i shkeljeve procedurale, meqenëse nuk është qartësuar prej avokatëve mbrojtës se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. T7.