Shtyhet seanca, kryeministri dhe liderët e opozitës “janë vonuar”

Seanca e jashtzakonshme me temë “Shtrenjtimi i cmimeve në vend”, është shtyrë për në orën 12:15, ndonëse ishte planifikuar të mbahet në ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur arsyet e shtyrjes.

Ai theksoi se kryeministri, Albin Kurti dhe liderët e opozitës janë duke marrë pjesë në një tryezë kushtuar “Javës së Gruas”.