Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për shpenzimet e rezervave shtetërore nga Qeveria

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka nisur punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Mirëpo, shkaku se shumica e deputetëve mungonin në seancë si rezultat i manifestimit për Epopenë e UÇK-së, propozuesi i kësaj seance deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj kërkoi që kjo seancë të shtyhet.

“Po shoh që një numër i vogël i deputetëve janë prezent, dhe kërkoj që kjo seancë të shtyhet për datën 12 mars në ora 10:00”, ka thënë Selmanaj.

Pas kësaj, kryeparlamentari Veseli ka aprovuar këtë kërkesë, duke thënë se data e vazhdimit të kësaj seance do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.