Shtyhet publikimi i këngës së re të Ronela Hajatit, kjo është arsyeja

Ronela njoftoi se kënga e saj e re nuk do të dalë nesër (e premte).

Ronela Hajati kishte paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor, por me njoftimin e fundit zhgënjeu fansat.

Ajo bëri të ditur se kënga e re nuk do të publikohet nesër siç e kishte paralajmëruar, ngase gjërat nuk kanë ecur siç ka dashur.

Këngëtarja tha se ka një vit që e pret lansimin e kësaj kënge, por derisa të kthehet në Shqipëri nuk dëshiron ta publikojë

“Dhe JO! Nuk do dale neser ! Kur gjerat nuk shkojne ashtu si dua ,si pres dhe si meritoj une absolutisht pauzohen! E di qe kam nje vit qe mezi po pres ta nxjerr kete kenge,por pa qene personalisht ne Shqiperi nuk mundem! Me besoni qe eshte per mire! Une pasi i perfundoj shumicen e rasteve nuk i kam qejf kenget e mia, por kjo sme merzitet asnjehere! Do prisni dhe paaaak fare! Do ia vlejë, ju premtoj! “, shkruan Ronela.

Artistja ka kohë që ka udhëtuar në Nju Jork dhe po vazhdon të qëndrojë atje.

Kujtojmë se “Shumë i mirë” mban titullin kënga e fundit e Ronelës, e vizualizuar edhe me klip. 

Image