Shtyhet për 15 minuta ndeshja Prishtina – Dukagjini, kjo është arsyeja

Dueli FC Prishtina – FC Dukagjini i paraprë të zhvillohet në ora 20:00 është shtyrë për 15 minuta.

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të zhvillimit të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian, Itali – Finlandë U-17 nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FC Prishtina – FC Dukagjini pritet të nis në 20:15.

Është kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.