Është shtyrë në afat të pacaktuar gjykimi ndaj të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka bërë të ditur për Kosovo Online, avokati Dejan Vasiq.
Gjykimi ishte paraparë të fillonte sot nga ora 9:30 në Gjykatën Speciale në Prishtinë.
Vasiq ka theksuar se lajmërimin pr shtyrjen e gjykimit e mori nga gjykatësi që udhëheq procedurën.
Në seancën e sotme që ishte caktuar të zhvillohej në Prishtinë, ishte planifikuar që Gjykata të sqarojë kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e akuzave, sepse siç kanë paralajmëruar më herët avokatët, nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që konfirmojnë veprat me të cilat ngarkohen të akuzuarit.
Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, u vra para 26 muajve para lokaleve të partisë që e drejtonte në pjesën veriore të Mitrovicës.







