Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini për shkak të ruajtjes së fushës për ndeshjen Kosovë-Çeki
Ndeshja e javës së dytë, Prishtina – Dukagjini, e paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë, është anuluar nga Komisioni për gara pranë FFK-së, për arsye të ruajtjes së fushës për ndeshjen kualifikuese, Kosovë – Çeki.
Ndeshja nuk është caktuar kur do të luhet, por si datë e mundshme është dita e mërkurë, 25 shtator.
Ndërsa, Prishtina e zhvillon javën e 3-të me Feronikelin pas 10-ditësh në Drenas.
loading…