Grevë

Shtyhet greva e punëtorëve teknikë të Qendrës së Studentëve dhe UP-së

Greva e paralajmëruar nga punëtorët teknikë të Qendrës Studentore dhe të Universitetit të Prishtinës, është shtyrë deri në një vendim tjetër.

Kështu bëri të ditur, Jusuf Azemi, nga Sindika e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK).

Vendimi për shtyrje erdhi par takimit të Azemit me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, i cili sipas tij ka premtuar se do të shqyrtohen kërkesat e punëtorëve.

“Sot në takim me zv.ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi u bisedua për pagat e punëtorëve teknik ne Qendrën Studentore dhe atyre në UP Hasan Prishtina, ishte një takim konstruktiv dhe që sot ministria e Arsimit do ti shqyrton kërkesat tona , dhe sipas disponimit të kësaj ministrie shpresojmë se kërkesat tona do të përmbushen në tërësi , me çka për momentin hyrja në grevë shtyhet deri në një vendim tjetër”, ka shkruar Azemi.

Greva ishte paralajmëruar të fillonte më tetë nëntor të këtij viti, me kërkesën kryesore për rritje të pagave.