Shtyhet gjykimi ndaj Ukë Rugovës
Gjykimi ndaj Ukë Rugovës i cili ishte duke u akuzuar për krim të organizuar është shtyë për shkak të mungesës së të akuzuarve.
Kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica në mungesë të kushteve për mbajtje të shqyrtimi gjyqësor ka shtyrë seancën e sotme për një datë të pacaktuar.
Përdersia Ukë Rugova që është djali i ish- Presidentit Ibrahim Rugova u paraqit sot në gjykatë, munguan të akuzuarit :Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi dhe.Hamza Beqiri.
Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.
Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.
Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe edhe 20 persona të tjerë, ndër ta edhe ish-ministri Astrit Haraqija. Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.