Disa minuta më parë, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ku janë përfshirë tri makina.
Sipas dëshmitarëve, njëra nga veturat ka qenë e parkuar, shkruan Ballkani.info.
Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa nga aksidenti mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar.
Përderisa njëra nga veturat ishte duke u parkuar, një tjetër ka rritur shpejtësinë për të zënë vendparkingun.
Në këtë rast, njëra nga veturat në lëvizje ka goditur edhe një veturë tjetër që ishte e parkuar tashmë. /Ballkani.info












