Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas MINT, çmimet janë si në vijim:

  1. Çmimi maksimal i produktit Dizel është: 1.75 euro për litër;
  2. Çmimi maksimal i produktit Benzinë është: 1.66 euro për litër;
  3. Çmimi maksimal i produktit Gas është: 0.78 euro për litër

Krahasuar me çmimet e djeshme, nafta është shtrenjtuar për 1 cent, e benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme./Ballkani.info/