Shtrenjtohet nafta, këto janë çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Sipas MINT sot dhe nesër në vendin tonë çmimi i naftës do të jetë 1.60, pra dy centë më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.

Po ashtu MINT ka bërë të ditur se çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar, rrjedhimisht benzina do të jetë 1.34 euro kurse gazi 0.75 euro për litër.

Këto çmime do të vlejnë deri të hënën në ora 10:00.