Shtrenjtimi i bukës, Qeveria fajëson furrëtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për rritjen e çmimit të bukës në vend.

Kurti para mediave ka thënë se Qeveria që drejton ai i ka marrë me shqetësim këto informata, duke shtuar se ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është vënë menjëherë në veprim.

Ai ka thënë se do të ketë masa për këdo që shfrytëzon krizën në kurriz të qytetarëve.

“Ne i kemi marrë me shqetësim këto informacione për çmimet e rritura të bukës, që është ushqimi më elementar për qytetarët. Ministria është duke përgatitur një përgjigje të Qeverisë. Kemi vënë tavanin për çmimin e naftës, duhet të shohim çfarë mund të bëjmë që të mos dëmtohen konsumatorët e vendit tonë. Duhet të shohim vlerësimin e MINT-it dhe ta mbrojmë konsumatorin kosovar nga ata që mund ta keqpërdorin situatën në këtë kohë krize”, ka thënë kryeministri Kurti.