Shtrati ideal për të pasionuarit pas filmave dhe televizionit

Një arkitekt ka projektuar një shtrat i cili është i pajisur me një projektor 4K, një ekran 70 inç dhe një aplikacion të ndërtuar me porosi për të lejuar pronarët që të ngrenë ose ulin volumin e TV, ta ndezin e ta fikin atë pa telekomandë dhe pa pasur nevojë të ngrihen.

Krijuar nga Fabio Vinella për markën italiane të mobiljeve, HiBed është projektuar në thelb për argëtim dhe shpreson të ofrojë një shtrat të teknologjisë së lartë.

Ky shtrat ka edhe aplikacionin e vet personal.

Edhe pse një çmim zyrtar nuk është njoftuar, një version i ngjashëm ishte me çmim rreth 40,000 dollarë.

Përveç kësaj, ndriçimi i tij i brendshëm i ambientit mund të përdoret gjithashtu si një dritë nate, dritë leximi ose alarm në mëngjes, së bashku me një alarm të zgjuar që luan çdo ditë motin dhe njoftimet e lajmeve.

Mund të sigurojë gjithashtu një farë përfitimesh praktike shëndetësore, sipas Gianni Tallarico.

loading…